Qellimi
Qëllimi kryesor i ngritjes së portalit të Qendres Kombetare të Biznesit është ofrimi i informacionit dhe shërbimeve tek qytetarët, bizneset dhe grupet e tjera të interesit në mënyë sa më të thjeshtë, transparente dhe tërheqëse.
Për ta realizuar këtë, në portalin e QKB jane shkrire funksionalitetet ekzistuese të portalit ekzistues të QKL dhe QKR.
Për efekte sigurie dhe performance, portali operon me një bazë të dhënash më vete e cila sinkronizohet me të dhënat e nevojshme nga regjistrat elektronike të QKR dhe QKL.
Të dhënat që merren nga regjistrat elektronikë ekzistues transformohen dhe ngarkohen ne atë mënyrë që të jenë të optimizuara per funksionalitetet e kërkimit, si per bizneset ashtu edhe per licencat.
Përveç të dhënave që merren nga regjistrat elektronikë, portali ofron edhe të dhënat e veta, si të dhënat e përdoruesve që aksesojnë portalin, njoftimet, lajmet dhe publikimet që duhet të publikohen nga punonjësit e institucionit që kanë për detyrë mirëmbajtjen e saj, sipas roleve të përcaktuara.
Gjithashtu, portali ofron edhe statistika të ndryshme mbi perdorimin e portalitit nepermjet Google Analytics.
Portali në të gjitha funksionalitetet e tij eshte kompatibël me shfletuesit modernë të interneti
Periudha
Zhvillimi : Dhjetor 2016 - Mars 2017
Përfituesi
Qendra Kombëtare e Biznesit
Financuesi
Qendra Kombëtare e Biznesit
Teknologjia
.NET
Umbraco