Asistent/e Menaxher Projekti



ikubINFO shpk është kompania më e madhe e Software Engineering ne Shqipëri me 25+ vite eksperiencë biznesi të themeluesve dhe menaxherëve kryesorë. Ne ofrojme shërbime të Software Engineering në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar, nëpërmjet praktkave më të mira, profesionistëve më të lartë dhe një përzgjedhjeje të mirë të teknologjive moderne. ikubINFO shpk me nje staf prej 100+ zhvilluesish të pajisur me njohuri te larta dhe eksperiencë të gjerë në fusha të ndryshme, qëndron si kompania lider ne Shqipëri në fushën e zhvillimeve Software. ikubINFO vazhdon aktivitetin e saj duke u bazuar në misionin, vizionin dhe vlerat e kompanisë për të forcuar pozitat e saj si lider ne Shqipëri, por edhe për të zgjeruar aktivitetin e saj jashte Shqiperisë. ikubINFO shpk është në kërkim te kandidatit të apasionuar dhe të motivuar per tu bashkuar me ekipin profesionist ne pozicionin: 

 

Asistent/e Menaxher Projekti

 

Asistent/e Menaxher Projektit punon me Menaxherin e Projektit për koordinimin dhe realizimin e detyrave të projektit, me qëllim realizimin e projektit në përputhje me  kërkesat e tij, afatet kohore, brenda buxhetit dhe në përputhje me proçedurat e kompanisë, ligjet dhe rregulloret në fuqi.

 

Detyrat:

  • Ndihmon dhe mbështet Menaxherin e Projektit në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve.
  • Kontribuon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e planeve të projektit.
  • Ndihmon dhe mbështet Menaxherin e Projektit për zhvillimin e projektit në përputhje me proçedurat e menaxhimit të projekteve.
  • Ndihmon dhe mbështet Menaxherin e Projektit për menaxhimin e thirrjeve të gjatë ofrimit të shërbimeve.
  • Komunikon me stakeholders te projektit për nevojat dhe objektivat e projektit.
  • Ndihmon dhe mbështet Menaxherin e Projektit për përdorimin e tools të menaxhimit të projektit dhe tools të tjera që përdoren nga ekipi në projekt.
  • Ndihmon në administrimin e tools të menaxhimit të Projektit.

  

Profili:

  • Diplome Bachelor/Master ne Informatikë (ose te ngjashme).
  • ​Eksperiencë përvoje pune: 0-4 vjet, preferohet përvojë në zhvillim software.
  • ​Gjuhe e huaj: njohuri shume te mira te gjuhës Angleze.
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problematikave.
  • Nivel shumë i mirë komunikimi.
  • Aftësi të menduarit në mënyrë kritike.
  • Aftësi në menaxhimin e dokumentave.
  • Njohuri të mira të office tools si: Microsoft Project, Word, Excel, PowerPoint dhe Visio.
  • Aftësi për të krijuar modele vizuale duke përdorur shënime të ndryshme (Use Cases, Activity Diagrams, Business Process Modeling Notation).

 

Benefite:

Të punuarit me teknologji dhe metodologji të reja bazuar ne praktikat më të mira të Software Engineering

  • Të punuarit me shumëllojshmëri të gjerë projektesh të rëndësishme, zona të aplikimit dhe industri në Shqipëri dhe Europë.
  • Plani zhvillimi personal, monitorim, trajnim, rritje në karrierë, vlerësime dhe programe benefitesh.
  • Pozicion shumë i mirë i zyrës, në qendër të Tiranës.

  

Për të aplikuar ju lutem dergoni CV-në dhe dokumenta te tjera që vërtetojne kualifikimet tuaja në adresën e-mail: hr@ikubinfo.al. Të dhënat që do të paraqitni nëpermjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve tëe Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.



Apliko