Operations Manager



Me 25+ vjet përvojë biznesi të themeluesve dhe menaxherëve kryesorë, ne ofrojmë shërbime të inxhinierisë softuerike në Shqipëri dhe në tregun ndërkombëtar, duke bashkuar profesionistë më të mire, praktikat më të mira dhe një përzgjedhje të zgjuar të teknologjive moderne. Ekipi i 100+ zhvilluesve të certifikuar në teknologjitë moderne është çelësi ynë për sukses. Ndërsa forcojmë pozicionin tonë në Shqipëri si kompani lider në ofrimin e shërbimeve të inxhinierisë softuerike për sistemet elektronike më të rëndësishme të qeverisë në Shqipëri, ne po zgjerojmë aktivitetet tona edhe në tregjet evropiane.

Ne jemi në kërkim të personave të motivuar dhe të apasionuar për t'u bashkuar me ne në pozitën e:

Menaxher i Operacioneve

Përgjegjësite:

    • Menaxhon procedurat e prokurimit në përputhje me kërkesat e njësive të shoqërisë;
    • Ndjek furnitorët dhe shërbimet e kontraktuara në përputhje me politikat e shoqërisë;
    • Jep kontributin në hartimin e buxhetit të shpenzimeve operacionale për aktivitete të nevojshme;
    • Është përgjegjës për menaxhimin e çështjeve administrative,
    • Menaxhon procesin e arkivës fizike dhe elektronike të dokumentave dhe procesin e protokollimit;
    • Menaxhon inventarin dhe asetet e kompanisë;
    • Garanton konfidencialitetin e plotë për çdo informacion që administron;
    • Menaxhon ekipin ne varësi;
    • Bashkërendon aktivitete me Menaxherët e njësive të tjera në proceset e përbashkëta

 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

    • Arsim i lartë universitar
    • Të pakten 5 vite eksperience pune në fushën operacionale, logjistike, etj.
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh zotërimi i gjuhëve të tjera.
    • Njohës shumë i mirë i programeve kompjuterike MS Office.
    • Aftesi shumë të mira planifikimi, organizimi, negocimi dhe shitjeje
    • Aftësi shumë të mira komunikimi, punë në ekip dhe përshtatje me ndryshimet.

    

Për të aplikuar ju lutemi dergoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e_mail:  hr@ikubinfo.al 


Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhnave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.



Apliko