Human Resources Manager

Apply now

ikubINFO shpk Me nje staf prej 100+ zhvilluesish te pajisur me njohuri te larta dhe eksperience te gjere ne fusha te ndryshme, ikubINFO qendron si kompania lider ne Shqiperi ne fushen e zhvillimeve software. ikubINFO vazhdon aktivitetin e saj duke u bazuar ne misionin, vizionin dhe vlerat e kompanise per te forcuar pozitat e saj si lider ne Shqiperi, por edhe per te zgjeruar aktivitetin e saj jashte. Shqiperise. ikubINFO shpk eshte ne kerkim te kandidatit te apasionuar dhe te motivuar per tu bashkuar me ekipin profesionist ne pozicionin:

Human Resources Manager

Pergjegjesite:

 

  • Menaxhon procesin administrativ dhe ligjor te punesimit te punonjesve.
  • Njeh ne menyre te thelluar kontraten individuale te punes dhe informon drejtuesit ose palet e interesuara per te.
  • Organizon procedurat e trajnimit per punonjesit ekzistues dhe te rinj.
  • Miremban sistemin e pagave; ben planifikimin, organizon dhe ndjek procedurat e  vleresimit te performances se punonjesve.
  • Menaxhon sistemin e vleresimit te performancave te stafit dhe ndjek realizimin e planeve te zhvillimit te punonjesve.
  • Siguron planifikimin, monitorimin dhe vleresimin e rezultateve te punes te punonjesve nga ana e menaxhereve.
  • Miremban sistemin e  perfitime/bonuseve e punonjesve dhe informon punonjesit per bonuset e fituara nga vleresimi i punes se tyre.
  • Kujdeset per mirembajtjen e kontratave te punes, azhornimi i tyre me anekset perkatese mbi ndryshime ne pagese, ndryshime postesh pune apo ndryshime te legjislacionit ne fuqi.
  • Miremban te dhenat historike te burimeve njerezore.
  • Miremban dosjet e punonjesve aktual dhe atyre te larguar; mban shenime per cdo zhvillim profesional te punonjesve dhe komunikimet te veçanta me ta; Update-imi me dokumente te ndryshem.
  • Menaxhon procesin e  largimeve nga puna; kujdeset per zbatimin me korrektesi te legjislacionit shqiptar per cdo rast zgjidhjeje kontrate.
  • Pergatit dhe perditeson politika dhe procedura te burimeve njerezore

 

Profili i pozicionit:

  • Diplome Bachelor ose Master ne Administrim Biznesi, Juridik ose te ngjashme
  • 3+ vite experience si Menaxhere e Burimeve Njerezore
  • Aftesi shume te forta nderpersonale
  • Aftesi per te punuar ne ekip
  • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze
  • Njohuri te mira te Kodit te Punes

Aplikimi:
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: hr@ikubinfo.al 

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.

The personal information that you put in your application will be protected and used only for recruitment purposes, based on the applicable law on personal data protection Law No. 9887, dated 10.03.2008

Apply now

Dëshironi të flasim rreth projektit tuaj?

Punoni me ekipin më të mirë