Financier/e

Apply now

ikubINFO shpk Me nje staf prej 100+ zhvilluesish te pajisur me njohuri te larta dhe eksperience te gjere ne fusha te ndryshme, ikubINFO qendron si kompania lider ne Shqiperi ne fushen e zhvillimeve software. ikubINFO vazhdon aktivitetin e saj duke u bazuar ne misionin, vizionin dhe vlerat e kompanise per te forcuar pozitat e saj si lider ne Shqiperi, por edhe per te zgjeruar aktivitetin e saj jashte. Shqiperise. ikubINFO shpk eshte ne kerkim te kandidatit te apasionuar dhe te motivuar per tu bashkuar me ekipin profesionist ne pozicionin:

Financier/e

Përgjegjësitë:

  • Regjistron në mënyrë sistematike të gjitha veprimet në kontabilitet, në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
  • Merr pjesë në menaxhimin e kontabilitetit te kompanisë, evidenton problemet dhe përcakton mënyrat e zgjidhjeve
  • Përgatit Pasqyra financiare, Raporte periodike financiare, ose Analiza të veçanta dhe raporte informative.
  • Menaxhon përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve, dokumenteve të kontrollit, buxhetet e departamenteve, etj
  • Propozon procedura të reja ose përmirësime të procedurave ekzistuese që lidhen me Financën
  • Përditëson vazhdimisht njohuritë e punës duke qendruar në koherencë me ndryshimet ligjore, fiskale, etj
  • Zhvillon dhe përmirëson modele të ndryshme financiare, raportimeve, duke pasur parasysh ndryshimet ligjore.
  • Merr pjesë në auditimet periodike dhe problematika të tjera të shtruara nga Pergjegjesi

 

Profili i pozicionit:

  • Diplomë në Financë, Kontabilitet ose të ngjashme
  • Minimumi 5 vite eksperiencë në këtë pozicion
  • NJohuri shumë të mira në proceset e kontabilitetit dhe rregullat financiare
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe në menaxhimin e kohës
  • Vëmendje shumë e mire ndaj detajeve
  • Aftesi të forta të komunikimit me shkrim dhe verbal

 

Aplikimi:

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: hr@ikubinfo.al 

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.

The personal information that you put in your application will be protected and used only for recruitment purposes, based on the applicable law on personal data protection Law No. 9887, dated 10.03.2008

Apply now

Do you want to talk about your project?

Work with the best team.