Contract Manager

Apply now

Me 28+ vjet pervoje biznesi te themeluesve dhe menaxhereve kryesore, ne ofrojme sherbime te inxhinierise softuerike ne Shqiperi dhe ne tregun nderkombetar, duke bashkuar profesionistet me te mire, praktikat me te mira dhe nje perzgjedhje te zgjuar te teknologjive moderne. Ekipi i 190+ zhvilluesve te certifikuar ne teknologjite moderne eshte çelesi yne per sukses. Ndersa forcojme pozicionin tone ne Shqiperi si kompani lider ne ofrimin e sherbimeve te inxhinierise softuerike per sistemet elektronike me te rendesishme te administrates publike ne Shqiperi, ne po zgjerojme aktivitetet tona edhe ne tregjet europiane.

Ne jemi ne kerkim te personave te motivuar dhe te apasionuar per t’u bashkuar me ne ne pozicionin:

Contract manager

Përgjegjësitë:

  • Egzekuton me rreptesi dhe korrektesi maksimale Kontraten e Mirembajtjes Software duke zbatuar te gjitha detyrimet qe lindin nga kjo kontrate.
  • Egzekuton me rreptesi dhe korrektesi Kontraten me Partnerin (nenkontraktor ose operator ne bashkimin e perkohshem te operatoreve) ne funksion te Kontrates kryesore te Mirembajtjes Software me Klientin (Reference: kontratat tip te partneritetit, dokumentacion i brendshem i kompanise)
  • Krijon dhe miremban marredheniet me klientin dhe me partneret (nenkontraktoret ose operatoret ne bashkimin e perkohshem te operatoreve)
  • Krijon, miremban dhe ruan korrespondencen, dokumentacionin dhe raportet ne lidhje me keto kontrata (Reference: Kontrata e Mirembajtes Software, Procedura e Manaxhimit te Konfigurimit dhe Plani i Komunikimit)
  • Raporton dhe informon ne menyre periodike tek Stakeholders te Kontrates (Reference: Plani i Komunikimit)
  • Kujdeset per amendime, shtyrje dhe/ose rinovim, deri ne mbylljen e kontrates.
  • Pergjegjes per egzekutimin e Proceseve te Manaxhimit te Incidenteve, Manaxhimit te Problemeve, Manaxhimit te Eventeve, Manaxhimit te Ndryshimeve dhe Permbushjes se Kerkesave.
  • Pergjegjes per manaxhimin e permiresimeve te identifikuara, rrjedhoje e borxhit teknik te trasheguar gjate fazes se zhvillimit te sistemit.
  • Pergjegjes per respektimin e afateve te Nivelit te Sherbimit te percaktuar ne Kontraten e MIrembajtjes Software, pergjegjes per negociimin, dakortesimin dhe respektimin e afateve per zgjidhjen e Problemeve, Kerkesave per Sherbim dhe Kerkesave per Ndryshim.
  • Pergjegjes per percaktimin e rrjedhes se punes se proceseve me siper ne funksion te kontrates specifike dhe planifikimin e risorseve teknike te afta per kryerjen e ketyre sherbimeve.sherbimeve.
  • Pergjegjes per planifikimin e aftesive teknike qe duhet te kene tekniket qe do te sherbejne per Mirembajtjen Software dhe sigurimi qe trainimet teknike perkatese ndodhin ne kohen e duhur.
  • Pergjegjes per egzekutimin e Procedures se Sigurise se Informacionit ne Kontraten e Mirembajtjes Software.

 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Profili: Administrim Biznesi
  • Eksperience ne support klienti
  • Komunikim efektiv dhe aftesi menaxheriale te stafit
  • Kuptueshmeri e thelluar e kontratave, me vemendje ndaj implikimeve ligjore dhe financiare te tyre
  • Aftesi mbi menaxhimin e buxheteve
  • Fleksibilitet per t’iu pershtatur ndryshimeve, prioriteteve dhe afateve kohore te kerkesave
  • Te kete aftesi te forta analitike, mendim kritik dhe detajist
  • Aftesi ne prioritizimin dhe ekzekutimin e detyrave ne nje mjedis me presion te larte
  • Aftesi te te kuptuarit te industrise software, klienteve dhe ofruesve te sherbimit, perben avantazh

Për të aplikuar ju lutemi dergoni CV-ne dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e-mail: hr@ikubinfo.al me subjektin “Contract Manager”

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhenave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

Apply now

Do you want to talk about your project?

Work with the best team.