Shërbimet tona

Inxhinieri të Softuerit

ikubINFO ofron shërbime inxhinierike të sistemeve, duke filluar nga analizimi dhe hartimi i çështjeve dhe sistemeve komplekse, deri tek zbatimi, integrimi dhe mirëmbajtja. Klientët dhe partnerët tanë kane veçuar në bashkëpunimin tonë, karakteristika si funksionaliteti, përdorshmëria, besueshmëria dhe efikasiteti për çdo projekt apo produkt që kemi përfunduar.

Integrim Sistemesh

Qasja ndaj teknologjisë dhe eskperienca jonë disavjeçare në Software Engineering na bën partnerin ideal në integrimin dhe konsolidimin e sistemeve softuerike në çdo nivel. Ne ofrojmë shërbime të integrimit të nivelit enterprise që ndihmojnë bizneset, klientët dhe punonjësit e tyre të përjetojnë me përvojat digjitale të ditëve të sotme.

Menaxhim Projekti

ikubINFO sjell vlerë të shtuar tek klientet e tij duke menaxhuar në mënyrë efiçente të gjitha projektet në përputhje me kërkesat e klientit. Ne mbështetemi në paradigmat, standartet dhe strukturat më të mira dhe kualitative të menaxhimit të projektit bazuar në llojin e projektit dhe nevojat e klientit.

Konsulence dhe mirëmbajtje

ikubINFO ofron shërbime suporti dhe mirëmbajtje sistemesh me cilësi të lartë dhe kosto të ullët, bazuar ne eksperincë shumë të gjatë në industrinë e Software Engineering dhe në të kuptuarit të kërkesave të klientëve. Ne sigurojmë një cikël të plotë të mirëmbajtjes dhe shërbimeve të softuerit të IT për të siguruar përmirësim dhe optimizim të vazhdueshëm.

Sisteme Informative Gjeografike (GIS)

Ekspertiza ikubINFO në zhvillimin e softuerit të bazuar në GIS na lejon të krijojmë zgjidhje të personalizuara të hartës GIS për shumë industri të ndryshme. Përvoja gjithëpërfshirëse e ekipit tonë me zhvillimin e softuerëve dhe sistemet GIS sigurojnë sfondin e nevojshëm për të dalluar se si një produkt dhe shërbim softuerësh GIS mund të ndikojnë pozitivisht në kërkesat e biznesit të një organizate.

Migrim dhe optimizim të dhënash

IkubINFO siguron zbatimin efikas dhe të besueshëm te ETL pipelines për të siguruar një migrim të suksesshëm të të dhënave më me vlerë të biznesit. Ekspertët tanë përdorin plane të migrimit risk-averse, për ekstarktimin manual ose automatik të të dhënave, cleansing, loading, verifikimin, testimin, dhe implementimin.

Cloud Computing

ikubINFO ofron shërbime kompjuterike cloud dhe suport për të ndihmuar biznesin tuaj të migrojë në cloud dhe për të arritur vlerën e vërtetë të biznesit. Ne kemi ekspertizë në komponentët e informatikës cloud, të cilat mund të ndihmojnë biznesin tuaj të kaloje ne cloud, modernizimin e mjedisit tuaj ekzistues dhe ofrimin e sigurisë.

Kërkime teknologjike

Në ikubINFO, ne vazhdimisht investojmë në eksperimente me teknologji të reja dhe përmes implementimeve të ndryshme të projektit, i vendosim këto teknologji në përdorim të mirë për të mirën e klientëve dhe partnerëve tanë. Interesat tona të tanishme përfshijnë analiza të të dhënave, të dhëna të mëdha, pa server, mikroservizione, programim reaktiv, IoT, aplikacione progresive në internet, DEVOPS dhe platforma si SAS, Azure Devops, AWS.

Akademia ikubINFO

Akademia ikubINFO është një qendër inovative, e përqëndruar në trajnimin profesional, mentorimin dhe sipërmarrjen.
Me përvojën dhe eksperiencën tonë disavjeçare, e ndjekur nga histori të shumta suksesi, Akademia ikubINFO e cila drejton me përkushtim, profesionalizëm, ju hap rrugët e punësimit dhe ju ndihmon të ngjitni shkallët e karrierës suaj.

Ne ofrojmë cikël të plotë implementimi

  • 1

    Planning & Analysis

  • 2

    Architecture & Design

  • 3

    Software Development

  • 4

    Quality Assurance

  • 5

    Delivery

  • 6

    Support & Maintenance

  • 4

    Quality Assurance

  • 5

    Delivery

  • 6

    Support & Maintenance

Karriera

Dëshironi të bëheni pjesë e familjes sonë?

Vende vakante

DËSHIRONI TË FLASIM RRETH PROJEKTIT TUAJ?

Punoni me ekipin më të mirë.