IkubINFO TechTalks

Si kompania më e madhe për software engineering në Shqipëri, një mënyrë se si ne kontribuojmë në Komunitetin ICT në Shqipëri, është përmes serisë së eventeve iniciuar nga ne, të cilën e kemi quajtur ikubINFO TechTalks.Gjatë këtyre eventeve ne diskutojmë për avancime të rëndësishme teknologjike, të cilat kanë kapacitetin të ndryshojnë rrjedhën e jetëve tona, si profesionale ashtu edhe të përditshme. Shumica e temave të cilat ne trajtojmë gjatë TechTalks kanë të bëjnë me Inovacion dhe Teknologji. Audienca jonë zakonisht përbëhet nga studentë, studentë pasuniversitarë, profesionistë të teknologjisë, dhe ekspertë të ndryshëm të fushës.

Nëpërmjet TechTalks, kemi krijuar një platformë ku pjesëtarët e kësaj audience tonë të larmishme kanë mundësi të ndërveprojnë, të ndajnë njohuri, dhe të ftojnë kontakte relevante në rrjetin e tyre profesional. Jemi të lumtur me feedback-un që kemi marrë nga audienca për secilin event, dhe gjithmonë mirëpresim seancën tjetër!

TechTalks tona më të fundit

ikubINFO TechTalks - Applied Artificial Intelligence

Gjatë seancës sonë të 7-të ikubINFO TechTalks, organizuar në bashkëpunim me RISI Albania, folësja jonë Joana Iljazi e cila është Research Engineer në Bloomberg, ndau me ne raste reale të kompanive të cilat përdorin teknologjinë AI për të zgjidhur probleme konkrete.

Gjithashtu diskutuam trendet më të fundit të kësaj teknologjie emocionuese dhe inovative, si dhe hapat e parë që duhet të merren nga ata që dëshirojnë të fillojnë një karrierë të re në AI.

Joana Iljazi ka esperiencë të gjatë në fushë. Ajo ka punuar si Applied Scientist në Microsoft, Deep Learning Researcher në Philips Lighting, dhe shumë të tjera, me trajnim dhe edukim mbresëlënës në fushën e Data Science.

ikubINFO TechTalks - Introduction to Blockchain. A new technology for a new world economy

Në bashkëpunim me RisiAlbania, organizuam sesionin e 6-të të TechTalks, ku këtë rradhë folëm dhe diskutuam rreth Blockchain.

Ada Kokoshi ishte folësja jonë për këtë seancë. Ajo jeton dhe punon në SHBA, ku mban rolin e nënkryetares në ekipin e Zhvillimit të Produktit Dixhital dhe Inovacionit pranë bankës State Street Bank, por gjithashtu është gjerësisht e informuar mbi Fintech.

Ajo ofroi një pamje të gjerë të historisë së Blockchain, tre nga llojet më të njohura të Blockchain dhe si dallojnë nga njëra-tjetra, si dhe mbi Blokchain në kontekstin e Zinxhirit të furnizimit financiar ndërkombëtar.

ikubINFO TechTalks - Introduction to Process Mining

Këtë herë, gjatë seancës së 5-të të eventit tonë TechTalks organizuar nga ikubINFO në bashkëpunim me RisiAlbania, ne folëm për Process Mining.

Folësja jonë për këtë seancë ishte Dorina Bano, Studente Researcher Ph.D pranë institutit “Hasso Plattner Institute” në Berlin, me shumë vite eksperiencë në shkencat kompjuterike, si akademike ashtu edhe praktike.

Dorina foli mbi Process Mining, një grup teknikash që përdoren në fushën e menaxhimit të proceseve të biznesit bazuar në ato që quhen “event logs”. Gjatë sesionit, patëm mundësinë të shohim shembuj konkretë studimi, demo ‘live’ lidhur me process mining, etj.

ikubINFO TechTalks - Introduction to Web Scraping with Python

Gjatë këtij sesioni, organizuar përsëri në bashkëpunimi me RisiAlbania, adresuam temën e Web Scraping me anë të Python.

Folësi ynë për këtë sesion, Fatjon Gërra, prezantoi disa shembuj te ndryshëm kodi që përdoret për Web Scrapin, framework-un “Scrapy” për Scraping më të avancuar, problematika ligjore në lidhje me Web Scraping, dhe gjithashtu patëm një sesion Q&A gjatë të cilit audienca pati mundësinë të ndërveprojë me folësin.

IkubINFO TechTalks – Geometry of Testing

Gjatë sesionit tonë të 3-të ikubINFO TechTalks, folëm mbi rëndësinë e Testeve brenda kodit. Këto janë teste të cilat shkruhen nga zhvilluesit në kod, ndërkohë që shkruajnë një funksionalitet, dhe janë procese të ndërlidhura ngushtë bashkë.Sipas Guido Cota, folësit tonë për këtë event, është e dëmshme të mos e praktikosh testimin aspak, por është akoma më keq të kesh teste të padobishme apo të dobëta. Ai prezantoi lloje të ndryshme të testimit të një software-i, si për shembull unit tests, integration tests, end-to-end tests, UI tests, etj., duke shpjeguar se si secili lloj i këtyre testeve, si dhe qasja e ndryshme në shkrimin e secilit prej tyre, adaptohet për projekte të ndryshme.

Introduction to artificial intelligence and its practical uses

Gjatë këtij sesioni, folëm për përdorimin praktik të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (AI) dhe Machine Learning, duke filluar që nga zhvillimi fillestar, dhe duke kaluar në eksperienca reale që folësja ndau me audiencën.

Folësja jonë për këtë sesion ishte Joana Iljazi, e cila në atë kohë mbante rolin e Data Scientist ne Microsoft, në ekipin MSAI Search and Relevance.

Ne patëm mundësi të flisnim më Joanën për praktikat më të mira, për mënyrat si mund të thellohemi në anën teknike të Data Science, Machine Learning, dhe Artificial Intelligence.

ikubINFO TechTalks - Layered Application Design

Ky ishte sesioni ynë i parë i TechTalks, gjatë të cilit diskutuam për ndërtimin e blloqeve arkitekturale në aplikacionet moderne .NET. Diskutuam mbi layers, plugins, dhe inversion of control si disa prej koncepteve më të rëndësishme që përdoren sot.

Cekëm avantazhet dhe disavantazhet e Layered applications, dhe ndërtuam një aplikacion demo duke përdorur qasjen e Layered approach për të demonstruar se si këto principe mund të implementohen në jetën reale.

IkubINFO TechTalks

Dëshironi të bëheni pjesë e TechTalks të ardhshëm?

Regjistrohu

Do you want to talk about your project?

Work with the best team.