Përgjegjësia Sociale

ikubINFO është mjaft i vetëdijshëm për problemet e ndryshme dhe sfiduese sociale dhe mjedisore me të cilat përballemi sot. Përmes një sërë aktivitetesh dhe iniciativash, kompania jonë dëshmon angazhimin e saj për të kontribuar për një shoqëri më të mirë dhe një mjedis më të shëndetshëm.

Kompania jonë vepron në mënyrë aktive dhe merr pjesë në disa nisma humanitare duke bërë një përpjekje për të mbështetur organizatat përkatëse dhe grupet e cenueshme shoqërore.

Aktivitete në ikubINFO

Tërmeti

Në datë 26 Nëntor 2019, kur ra tërmeti i fortë, i cili pati pasoja të rënda fizike, shëndetësore, materiale, psikike, duke prekur një pjesë te konsiderueshme të popullsisë të zonave të goditura, stafi i ikubINFO pati një mobilizim të gjithkahshëm për të qenë pranë të prekurve nga kjo fatkeqësi.
Përveç ndihmave direkte tek të lënduarit në zona të ndryshme, kompania ikubINFO ka dhënë edhe një ndihmë financiare për fondin e Emergjencave Civile, në shumën 50,000,000 LEKE (të vjetra).
Edhe pse sfidat e menaxhimit të situatës aktuale pas tërmetit janë të mëdha, ikubINFO shpreson që kontributet nga individët, bizneset, organizatat, do të mund të lehtesojne këtë situatë tejet të vështirë.

Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Kompania ikubINFO organizon disa aktivitete sensibilizuese për punonjësit e saj, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, trajtimin, si dhe kujdesin parandalues për këtë sëmundje. Doktoresha e kompanisë, Anila, organizon sesione informative për të mësuar të gjitha gratë e stafit për kujdesin që duhet të kenë, si edhe masat parandaluese apo kontrollet që duhet të bëjnë në rutinën e tyre për të qenë të sigurt.

Kontributi në Shtëpinë e Fëmijës

Kur flitet për fëmijët, dhe veçanërisht për ata pa përkujdesje prindërore, çdokush ka një ndjeshmëri që shkon përtej të përditshmes. ikubINFO, në vitin 2015 së bashku me stafin e tij, janë përpjekur që në festat e fundvitit t’i vijë në mbështetje ‘Shtëpisë së Fëmijës Sauk’, duke e kthyer këtë ndjeshmëri në veprime konkrete, në mënyrë që t’i ofrohen sado pak kushte më të mira. Në fondet e mbledhura nga stafi dhe me një investim të shoqërisë ikubINFO, Shtëpia e Fëmijës u pajis me dhomë frigoriferike.

Dita e Tokës në ikubINFO

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Edhe ikubINFO është e ndërgjegjshme për rëndësinë dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e Tokës. Në vitin 2014 punonjësit e ikubINFO kontribuan me aktivitete me fokus në mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës. Stafi jonë u përfshi në pastrimin e territoreve të lulishteve në qytetin e Tiranës si edhe kontribuan në mbjelljen e pemëve dhe luleve.

Karriera

Dëshironi të bëheni pjesë e familjes sonë?

Vende vakante

DËSHIRONI TË FLASIM RRETH PROJEKTIT TUAJ?

Punoni me ekipin më të mirë.