Historia jonë
ikubINFO është kompania lider në fushën e inxhinierisë softuerike në Shqipëri, me një përvojë mbi biznesin mbi 25 vite të themeluesve dhe manaxherëve. Ekipi i konsoliduar prej 150+ profesionistëve të çertifikuar në teknologjitë më moderne është çelësi ynë i suksesit. Ndërkohë që ruajmë pozicionin tonë në Shqipëri si kompani lider në ofrimin e shërbimeve inxhinierike softuerike për sistemet më të rëndësishme të qeverisjes elektronike në Shqipëri, ne po zgjerojmë aktivitetet tona edhe në tregjet evropiane.
Vizioni ynë
Deri në vitin 2022, ikubINFO do të ruajë vendin e parë në ofrimin e shërbimeve të inxhinierisë software për sektorin publik Shqiptar dhe do të pesëfishojë të ardhurat nga tregu Evropian.
Misioni ynë
Ne jemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të inxhinierisë software të nivelit enterprise për t’u mundësuar klientëve tanë të sektorit publik dhe privat, në Shqipëri dhe jashtë vendit, kapërcimin e sfidave të transformimit teknologjik dhe digjital. Ne përpiqemi t’i arrijmë këto duke frymëzuar punonjësit tanë për të punuar me integritet, me cilësi të lartë, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe duke ushqyer sinqeritet në marrëdhëniet me stafin, klientët dhe partnerët.
Vlerat tona
• 25 vjet përvojë
• Lider në e-government në Shqipëri
• Aksionerët e kompanisë janë të përfshirë në vendimarrjet dhe operacionet e përditshme
• Mbulimi i të gjithë ciklit të projektit
• Inovacion dhe teknologji të reja
• Metodologji dhe standarde të njohura
• Dorëzojmë në kohë dhe me cilësi të lartë
• 150+ ekspertë të çertifikuar më të mirë në Shqipëri
• Përkushtim unik për cilësinë e kompanisë (Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Cilësisë)
• Kohë e shpejtë
• Ekipe fleksibël
• Kombinimi i kulturës dhe gjuhës
• Partneritete afatgjata, të ndershme dhe të besueshme
• Konfidencialitet i garantuar i ideve dhe i IPR-së
• Integriteti dhe promovimi i suksesit të punonjësve tanë
Partnerët kryesorë
Çertifikimet tona
Klientët
Çfarë bëjmë ne
ikubINFO ofron zgjidhje me vlerë të shtuar për klientët e profilit të lartë në sektorin publik dhe privat, disa prej të cilave përfshijnë qeverinë qendrore, qeverisjen lokale, financat, mirëqenien, shëndetësinë, transportin.
Projektet tona
Jeta në ikubINFO
DËSHIRONI TË FLASIM RRETH PROJEKTIT TUAJ?
Punoni me ekipin më të mirë