Cilësia
Sistemi i menaxhimit të cilësisë të ikubINFO përmirëson cilësinë, kënaqësinë e klientit dhe performancën financiare të kompanisë. Standartet dhe proceset e udhëzimit të cilësisë shërbejnë si bazë për kompaninë tonë për të institucionalizuar dhe përmirësuar procedurat e brendshme të operimit. Angazhimi dhe përfshirja e kompanisë sonë në cilësi janë unike në Shqipëri. Ne kemi një departament të dedikuar kushtuar Menaxhimit të Cilësisë që garanton të mbajmë standardet tona të larta dhe t’i ofrojmë ato me përsosmëri. Ne punojmë bazuar në Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Cilësisë (IQMS) të njohur nga 8 standarde ndërkombëtare:
Ky standard tregon se nga ana ligjore, rregullatore, nga ana e klientëve ekzisues, klientëve të mundshëm apo palëve të interesuara se zotëron një praktikë të mirë në menaxhimin global të riskut. ikubINFO është konfident se planet e rekuperimit janë efektivë dhe impakti i çdo eventi është i menaxhueshëm në kosto dhe ndryshim. Ky standard konfirmon dhe përforcon reputacionin në treg.
ikubINFO punon mbi sistemin e integruar të menaxhimit të energjisë me atë 9001 dhe 14001. Ky sistem ofron një baseline të përdorimit të energjisë dhe planet e përmirësimit të vazhudeshëm të performacës së përdorimit të saj. Framework mbi të cilin qëndron ky standard përfshin teknika të kombinuara me aspekte strategjike të menaxhimit.
ikubINFO në plotësim të kërkesave ligjore të shtetit shqiptar dhe në ndërthurje me kërkesat e standardit në sigurimin e një ambjenti shëndetësor dhe të sigurt për punonjësit, vizitorët, çdo person tjetër në vendin e punës. Kjo fushë ndër disiplinore mirëmbahet dhe plotësohet përmes ndërveprimit të subjekteve mjekësore, të higjenës, shëndetit publik, sigurisë në punë, ergonomisë, etj. ikubINFO menaxhon këtë sistem të integurar me aktivitetet e përditshme të biznesit dhe duke treguar aftësi në menaxhimin dhe kontrollin e risqeve OH&S.
DËSHIRONI TË FLASIM RRETH PROJEKTIT TUAJ?
Punoni me ekipin më të mirë