Fakte rreth kompanisë

ikubINFO është kompania më e madhe për enterprise software engineering në Shqipëri.

Kompania drejtohet nga profesionistë të apasionuar të fushës, nga më të mirët në treg, disa prej të cilëve kanë eksperiencë mbi 20-vjeçare në industrinë e Teknologjisë së Informacionit.

Kemi grupin më të madh të senior software engineers, të cilët i japin mbështetje të vazhdueshme inxhinierëve të rinj që kanë dëshirë të zhvillohen profesionalisht në një mjedis dinamik dhe inovativ.

Kemi fituar maturitet teknik dhe biznesi, duke siguruar qëndrueshmëri për të ardhmen, me strategji të mirëfilltë 5-vjeçare, bazuar në metodologjinë Balanced Score Card.

Proceset tona të punës janë ndërtuar mbi bazën e standardeve dhe metodologjive më të njohura ndërkombëtare, duke bërë të mundur që çdo punonjës i kompanisë sonë të jetë profesionalisht konkurrues me çdo profesionist shqiptar apo të huaj.

I kushtojmë kujdes të veçantë Përgjegjësisë Sociale dhe kontributit për komunitetin IT në Shqipëri.

Përdorim një gamë të gjerë të teknologjive më të njohura të kohës.

Punojmë me projekte të mëdha nga industri të ndryshme, sfiduese, që kërkojnë aplikime të nivelit enterprise, çka krijon më shumë mundësi për rritjen profesionale të stafit, njohjen me nevoja të ndryshme biznesi duke u bërë më konkurrentë në treg.

Larmishmëri klientësh në sektorin publik dhe privat, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kompania mbështet iniciativat e punonjësve, duke mundësuar fonde speciale për zhvillimin e projekteve inovative.

Karriera

Vlerësim

Kompania kryen vlerësime periodike të punonjësit, bazuar në sisteme transparente të vlerësimit të profesionalizmit.

Promovim

Kompania promovon dhe mundëson pagesën për trajnime dhe çertifikime ndërkombëtare profesionale.

Mundësi

Mundësi për rritje profesionale sipas një plani zhvillimi karriere te përcaktuar, dhe përfshirje në projekte sfiduese brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Investim

Investojmë në mënyrë konstante për zhvillimin e punonjësit duke përfshirë përvetësimin e teknologjive të reja, specializime, akses në platforma ndërkombëtare trajnimi, çertifikime, apo pjesëmarrje në konferenca dhe seminare me vlerë.

Performancë

Cdo punonjës ka Planin Vjetor të Performancës, të hartuar nga punonjesi në bashkëpunim me supervizorin, çka përbën bazën për Vlerësimin Vjetor të Performancës.

Benefitet tona

Plotësisht në përputhje me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë

20 ditë pushime vjetore

40 orë pune në javë, me pagesë ekstra për orët shtesë

Mundësi fleksibiliteti në orarin e punës

Sigurim shëndetësor privat shtesë

Benefitet financiare

Kompania ofron pagat më konkurruese në treg, duke u klasifikuar në 5% të kompanive me nivelin më të lartë të pagave në Shqiperi për sektorin e Teknologjisë së Informacionit.

Çdo punonjës përfiton pagën 13, në fund të vitit kalendarik.

Çdo punonjës fiton një shpërblim shtesë deri në vlerën e një page të plotë, në varësi të performancës së tij të punës.

Kujdesemi që të vlerësojmë dhe motivojmë me bonuse angazhimin e punonjësit edhe përgjatë vitit..

Jeta në ikubINFO

  • Promovojmë bashkëpunimin me shpirt të fortë ekipi dhe komunikimin e hapur dhe transparent ndërmjet të gjitha niveleve në kompani.
  • Organizojme aktivitete të vazhdueshme për të krijuar një balancë të mirë ndërmjet punës dhe jetës së përditshme.
  • Inkurajojmë diversitetin e mendimeve, duke ruajtur me forcë profilin profesional dhe teknik të kompanisë.
  • Shkëmbejmë ide vazhdimisht dhe marrim feedback nga stafi për të zhvilluar kompaninë dhe vetë punonjësit.
  • Kemi ambjente pune komode, sipas standardeve, pozicionuar në qendër të Tiranës.
  • Mbështesim pjesëtarët e ekipit dhe përgëzojmë arritjet profesionale të njëri-tjetrit.