Rreth nesh

Themeluar në vitin 2007 në Tiranë, ikubINFO ofron shërbime për zhvillimet software me teknologjitë më bashkëkohore të kohës. Kompania operon duke ofruar shërbimet e saj kryesisht në sektorin publik, bankar, financiar, telekomunikacionit dhe energjitik.

Me një staf prej 70+ zhvilluesish të pajisur me njohuri të larta dhe eksperiencë të gjerë në fusha të ndryshme, ikubINFO qëndron si kompania lider në Shqipëri në fushën e zhvillimeve software. ikubINFO vazhdon aktivitetin e saj duke u bazuar në misionin, vizionin dhe vlerat e kompanisë për të forcuar pozitat e saj si lider në Shqipëri, por edhe për të zgjeruar aktivitetin e saj jashtë
Shqipërisë.

Fushat e ekspertizës sonë përfshijnë: Software Engineering, Zhvillim Aplikimesh për Desktop, Web dhe Mobile,IT Outsourcing, Mirëmbajtje Sistemesh, Aplikacione GIS,Shërbime Integrimi,Sisteme elektronike te menaxhimit të dokumentave, rekordeve dhe protokolli, Portale Web.

Përmbushja e projekteve sipas afateve të përcaktuara në kontratë, cilësia e lartë në dorëzimin e shërbimeve dhe etika në punën tonë janë celësi i suksesit të kompanisë. Besojmë se duke promovuar këto vlera kemi arritur të jemi të besueshëm përballë klientëve, por edhe duke e berë stafin tonë krenar që janë pjesë e kompanisë ikubINFO.

 

ikubINFO është certifikuar sipas standardeve të menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015. Kompania është certifikuar për sigurinë e informacionit ISO / IEC 27001: 2013 dhe për zbatimin e sistemit të menaxhimit të mjedisit SR EN ISO 14001: 2004. Ne kete menyre ne sigurojme  partnerët tanë të biznesit mbi shqetesimin mbi uljen e ndikimit te aktivitetit te kompanise tonë në mjedis, si dhe ruajtjen e sigurise se informacionit.ikubINFO është i çertifikuar sipas standartit  OHSAS 18001: 2007, mbi shëndetin dhe dement në punë. Gjatë vitit 2015 ikubINFO mori certifikimin ISO-IEC 20000-1:2011, i cili perkufizon kerkesat për menaxhimin e shërbimeve. ikubINFO eshte e certifikuar sipas standarteve ISO 22301 2012 dhe BSI-PAS99, perkatesisht Sistemi i Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit dhe Sistemet e Integruara të Menaxhimit.

 

Kompania jone krenohet me statusin e saj si Gold Partner për Microsoft dhe Oracle.

Ndjehemi mirë të ndajmë me ju eksperiencën tonë dhe shprehim dëshirën të bashkëpunojmë, për t’ju siguruar me punë vërtetësinë e sloganit tonë:
                                                 …where Yes means Yes!