Cfare ofrojme


Zhvilluesit tanë kanë shumë vite eksperiencë në zhvillim aplikimesh web, mobile dhe desktop. Ne ofrojmë zgjidhjen më të mirë bazuar ne kërkesat e klientit duke përdorur eksperiencën tonë në sektorin publik dhe privat ne tregun shqipëtar dhe të huaj. ikubINFO është një kompani e specializuar ne ndërtimin e sistemeve bazuar ne kërkesat e klientit, jemi të mësuar te punojmë nën presionin e kohës dhe ne projekte komplekse, te cilët kërkojnë implikimin e nje numri te madh njerëzish.

Shërbimet e integrimit i vijnë në ndihmë kompanive të ndërtojnë një arkitekturë IT, e cila është në gjëndje të integrojë procese nga aplikime të ndryshme në kohë reale, duke vazhduar proceset e biznesit në back-end. ikubINFO ka shume vite eksperiencë në integrimin e sistemeve të ndryshme, aplikimeve dhe platformave. Ekipi jone vendos në dispozicion të klientëve ekspertët e saj për te ndërtuar nje zgjidhje sa më eficiente dhe bazuar në praktikat më bashkëkohore. Mënyra jonë e të punuarit, ka mundësuar të realizojme projekte të permasave të mëdha, nga konceptimi në implemetim, në sektorin publik dhe atë privat. ikubINFO ofron shërbimet e integrimit bazuar në teknologjitë e Microsoft (BizTalk) nëpërmjet platformave ESB (Enterprise Service Bus).

Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumentave, rekordeve dhe protokollit ka për qëllim të ofrojë një platformë të unifikuar për menaxhimin dhe organizimin e arkivës, punës dhe materialeve që shkëmbehen dhe kontrollohen gjatë aktivitetit të përditshëm të punës. Sistemi është ndërtuar në mënyre të tillë që të jetë i përshtatshëm me një gamë sa më të gjerë procesesh pune, të cilat mund të ndërtohen sipas nevojave specifike. Sistemi përfshin funksionalitete të shumta, ndër të cilat:

  • Protokollimi i dokumentave në letër
  • Protokollimi i dokumentave elektronikë
  • Menaxhimi i rekordeve dhe arkivës dixhitale
  • Menaxhimi i arkivës fizike
  • Menaxhimi i regjistrit të protokollit
  • Menaxhimi i proceseve të punës
  • Menaxhimi i dokumentave elektronike
  • Transformimi i dokumentave në rekorde
  • Menaxhimi i institucioneve dhe zyrave
  • Auditim i veprimeve
  • Kontroll i aksesit dhe të drejtave
  • Raporte,etj…

ikubINFO ofron zgjidhjet EDRMS ne dy teknologji te ndryshme: SharePoint dhe Oracle(Nuxeo)

IT Outsourcing është zgjidhja e duhur për cdo kompani e cila është e interesuar për tu bërë më eficiente duke ulur kostot dhe duke patur akses në zgjdhje të teknologjisë së fundit, pa qënë e nevojshme krijimi i një departamenti IT. IkubINFO ofron shërbime në fushen e IT Outsourcing duke vënë dispozincion ekspertët më të mirë të fushës.

ikubINFO është partneri juaj ideal në konceptimin dhe implementimin e zgjidhjeve të portaleve web. Ne jemi të specializuar të ndërtojmë portale web duke përdorur teknologji të ndryshme:

  • SharePoint
  • Web Assembler
  • .NET
  • Java

Specialistët tanë kanë njohuri të thella në kuptimin dhe analizimin e proceseve të biznesit, nevojave të përdoruesve, teklonolgjive më të fundit, platformave të ndryshme të portalve dhe karakteristikave të portaleve të ndrsyhme. Portalet e ndërtuara nga kompania ikubINFO janë ne shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike 24/7. Specialistët e portaleve web të kompanisë ikubINFO, punojnë sëbashku me klientin gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të portalit web: nga faza e implementimit, dizenjmit, konfigurimit, testimit, trajnimit të përdoruesve dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme.

Eficienca e menaxhimit të të dhënave gjeohapsinore është bërë gjithmonë më e rëndësishme në kuadrin e kompanive private dhe institucioneve shtetërore. Ekipi i GIS ofron të gjithë gamën e shërbimeve:

  • Programim dhe zhvillim i aplikimeve GIS;
  • Informacion dixhital për harta topografike të Shqipërisë;
  • Prodhim informacioni dixhital;
  • Transformime sistemesh koordinative për të dhëna dixhitale;
  • Prodhim hartash të cdo tematike;
  • Krijim dhe manaxhim modele dixhitale të terrenit (DEM);
  • Analiza modelesh 3D;
  • Strukturim dhe krijim i bazave të të dhënave hapsinore;
  • Zhvillim analizash për të dhënat hapsinore dhe jo-hapsinore
  • Konsulencë

Për të ruajtur fuksionalitetin dhe efieciencën e sistemeve, ikubINFO ofron një gamë të plotë shërbimesh në mirëmbajtje për ta mbajtur sistemin të përditësuar në cdo moment. Shërbimet e mirëmbajtjes garantojnë funksionimin eficient 24/7 të të gjithë sistemeve të ndërtuara nga kompania jonë. ikubINFO ka ngritur një ekip të dedikuar për mirëmbajtjen e sistemve, i cili i vjen në ndihmë përdoruesve me asistencë teknike.

Programi “Akademia ikubINFO" është një program formimi 3-6 mujor për studentë, përmes të cilit kompania ikubINFO synon zhvillimin e aftësive programuese të kandidatëve në metodologjitë dhe teknologjitë që përbëjnë state-of-the-art të industrisë botërore të zhvillimit të software dhe më pas punësimin e tyre. Shoqëria vë në dispozicion të studentëve ekspertizën e specialistëve të saj më të mirë për udhëheqjen e procesit të zhvillimit profesional, mjediset e studimit dhe të gjitha materialet e nevojshme për formimin përkatës. Studentët do të kenë mundësi të punojnë në grup për zgjidhjen e detyrave konkrete dhe çertifikimin në teknologjitë Microsoft dhe JAVA.Per me shume informacion klikoni ketu 



Free Quote