WebGIS për Devoll Hydropower (STATKRAFT)

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • WebGIS për Devoll Hydropower (STATKRAFT)

Project Image

Qellimi

 Ky aplikim është i bazuar në teknologjinë webGIS (arkitektura server-klient). Aplikimi mundëson përdoruesit të ruajnë dhe menaxhojnë të dhënat gjeografike dhe dBase, të analizojnë ato (bazuar në atributet e tyre ose/dhe ne pozicionin hapësinor), të prodhojnë dhe printojnë harta dhe raporte bazuar në të dhënat tabelare dhe hapësinore. Aplikimi mundëson përdoruesit e DHP të hedhin të dhënat e grumbulluara në pyetësorë në lidhje me pronat e prekura nga implementimi i projektit.

 Aplikimi ofron të gjitha funksionet e lundrimit në hartë, matje koordinatash, largësish, sipërfaqesh, mjete për identifikimin e informacionit të objekteve gjeografike, kërkime te avancuara të paracaktuara bazuar në informacionin dbase dhe/ose ne pozicionin reciprok hapsinor të objekteve. Përdoruesit kanë mundësi të hedhin të gjitha llojet e ndryshme të objekteve gjeografike (pikë, vijë, poligon) dhe atributet e tyre (atributet e objekteve si edhe ato të lidhura indirekt).

 Aplikimi është i organizuar në katër module me funksionalitete të ndryshme në varësi të informacionit që shfaqet e përpunohet dhe përdoruesve, si dhe një modul shtesë (Panel i Administratorit) i cili bën të mundur menaxhimin e përdoruesve, aktivitetit të tyre (regjistrimi i hyrjes/daljes në aplikim, çfarë është bërë, çfarë është ndryshuar, si ishte para ndryshimit, etj.) dhe gjithashtu menaxhon vlerat e bazës së të dhënave.

 

Periudha

Dhjetor 2012 – Mars 2013, implementimi
Prill 2013 – Mars 2014, mirëmbajtja

 Përfituesi

Devoll Hydropower (STATKRAFT)

 Financuesi

Devoll Hydropower (STATKRAFT)

 Teknologjia

PostgreSQL + PostGIS Geoserver Apache, ASP.NET, OpenLayers + Extjs

Free Quote