Sistemi Informatik i Gjykatave për Menaxhimin e Çështjeve Civile dhe Penale

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • Sistemi Informatik i Gjykatave për Menaxhimin e Çështjeve Civile dhe Penale

Project Image

Qëllimi

Sistemi Informatik i Gjykatave për Menaxhimin e çështjeve Civile dhe Penale (CCMIS dhe ICMIS) është një sistem që zëvendëson proceset manuale të punës në Gjykatat e Shqipërisë duke realizuar informatizimin e këtyre të fundit (32 në total). Në të gjitha gjykatat është lehtësuar ndjeshëm puna manuale me çështjet duke filluar që nga regjistrimi i tyre, shorti elektronik, planifikimet e seancave, regjistrim e seancave, dispozitave dhe vendimeve. Sistemi gjeneron dhe një sasi të konsiderueshme raportesh dhe statistikash të cilat ndihmojnë përdoruesit e sistemit në secilën gjykatë si dhe përfaqësues të ministrisë për të kontrolluar dhe verifikuar punën e kryer në gjykata. Përveç implementimit të sistemit në të gjykata, është konceptuar edhe portali i gjykatave i cili mban të gjitha informacionet e përditësuara nga gjykatat. Për nevojat e portalit janë ndërtuar dhe shfaqen statistika globale dhe statistika në nivel gjykate qe përmbajnë të dhëna në kohe reale dhe te aksesueshme nga publiku i gjerë.

 

Periudha

Zhvillimi: 2011-2013
Kontratë mirëmbajtje, në proces

 Përfituesi

Ministria e Drejtësisë dhe Gjykatat e Shqipërisë

 Financuesi

Banka Boterore ( Kontratën e Zhvillimit )
Ministria e drejtësisë ( Kontratën e Mirëmbajtjes )

 Teknologjia

 Microsoft technology, Visual Basic .Net, SQL Server 2009 / SQL Server 2008 R2, C#, .Net Crystal Reports XI R2

Free Quote