Sistemi i Menaxhimit të Kontratave


Project Image

Qëllimi

ikubINFO CTS (Contract Tracking System) është një program i bazuar në web për administrimin e të gjitha kontratave. Në sistem regjistrohet çdo informacion nga nënshkrimi deri në mbylljen e kontratës. Qëllimi i CTS është përmirësimi dhe automatizimi i menaxhimit të kontratave në mënyrë që të ulet risku, të eliminohen penalitetet duke u përshtatur lehtësisht me proceset e punës. CTS mbulon të gjitha proceset dhe informacionet për ndjekjen e kontratave:

 

• Regjistrimi dhe menaxhimi i palëve kontraktuese
• Regjistrimi dhe administrimi i kontratës
• Regjistrimi i kontratës
• Administrimi i detyrimeve
• Administrimi i afateve
• Administrimi i ndryshimeve të kontratës.
• Raporte mbi kontratën
• Mbyllja ose rinovimi i kontratës
•Menaxhimi i të dhënave financiare të kontratës (Këste, Fatura ,Pagesa)

 

CTS ju lehteson gjetjen e cdo informacioni në sistem:

 

• Mundësi për të gjetur kontratën në sistem në bazë të të gjitha atributeve dhe njëkohësisht të palëve kontraktuese.
• Mundësi për të gjetur kontratën në bazë të kategorisë.
• Mundësi për të menaxhuar një regjistër palësh kontraktuese.
• Mundësi për të parë në mënyrë të përmbledhur (në formën e një dashboard) informacione mbi detyrimet më të afërta në kohe, detyrat më të afërta në kohë, skadencat e kontratave, penalitetet, vonesat, si dhe informacione të tjera përmbledhëse sipas nevojave.
• Mundësi për të parë të gjitha skadencat e regjistruara, për të gjitha kontratat në formën e një kalendari përmbledhës, në baze mujore, javore dhe ditore.
• Njoftime të automatizuara me email për skadencat dhe eventet e rëndësishme.
• Raporte të plota për te gjitha aspektet e kontratës.

 

Përfituesi

Institucionet dhe bizneset që duan të përmirësojnë performancën dhe të ulin riskun e menaxhimit të kontratave.

 Financuesi

ikubINFO sh.p.k.

 Teknologjia 

Oracle ADF, Oracle DB, Jasper Report, Oracle Glassfish

Free Quote