Sistemi i Menaxhimit të Domaineve


Project Image

Qëllimi

Sistemi i Menaxhimit të Domaineve automatizon plotësisht procesin e regjistrimit dhe mirëmbajtjes së informacionit mbi domainet .al dhe nënzonat e saj. Platforma jo vetëm ruan të dhënat dhe i sinkronizon ato me sistemin DNS por edhe mundëson administrimin e plotë të tyre nga ana e autoritetit qendror. Për më tepër siguron një ndërfaqe komunikimi të sigurt me njësitë regjistrare e cila funksionon sipas standartit të komunikimit EPP.



Moduli Publik - publikon online informacione mbi domain-et me anë të shërbimit WhoIs dhe i mundëson përdoruesve të kontrollojnë vlefshmërinë e emrave të domaineve.



Moduli Administrator - kryen administrimin e regjistrarëve, kontrollin financiar të tyre, menaxhimin e domianeve në nivel të lartë, menaxhimin e përdoruesve dhe ofron raporte statistikore.



Moduli Regjistrar - shërben si ndërfaqe e njësive regjistrar me autoritetin qendror të administrimit të domaineve për krijimin e kërkesave për domain të ri, modifikimin e tyre, transferimin dhe rinovimin.



Moduli i Web Service-ve - ofron të njëjtët funksione si edhe Moduli Regjistrar në formën e Web Service i cili konsumon/prodhon informacion sipas thirrjeve të regjistrarëve. Ky modul ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimit tek njësitë regjistrar duke qenë se këta të fundit mund ta përdorin edhe nga aplikime vetjake.

 

Përfituesi

AKEP

 

Financuesi

AKEP

 

 

Teknologjia

 

Aplikacioni i ngritur është i bazuar në një system open source FRED (Free Registry For Enum and Domains) i cili ofron kryerjen e funksioneve të kërkuar në mënyrë korrekte dhe të konfigurueshme por ka mangësi të konsiderueshme në nivelin e ndërfaqes me përdoruesit. Sistemi i ri, ndonëse i ndërtuar mbi këtë zgjidhje open source, ofron ndërveprim të lartë me përdoruesit fundorë, është i thjeshtë për tu përdorur dhe mirëmbajtur si edhe ofron fleksibilitet të lartë në rast nevoje për ndryshim. Më poshtë listohen teknologjitë, platformat dhe komponentet e përdorura në të gjithë sistemin në tërësi:

  •  FRED open source software

  •  Regjistri qendror [C++]

  •  Ndërfaqja me regjistrarët, klienti për komunikim [C++, Python, IDL] I gjithë komunikimi në XML midis regjistrit qendror dhe regjisrarëve klient realizohet sipas standartit EPP.

  •  Baza e të dhënave PostgreSQL. Modeli i të dhënave ka integritet të lartë dhe është pasuruar me njësi dhe relacione të domosdoshme për konfigurimin e ndërfaqes së përdoruesit si edhe për kërkesa specifike të implementimit të sistemit në rastin e .al.

  •  Moduli Publik, Administrator, Moduli Regjistrar GUI. [PHP] Ndërfaqja grafike dhe komunikimi i saj me bazën e të dhënave përdor modelin PDO (PHP Data Objects) dhe është përdorur në mënyrë konsistente në të gjithë programin.

  •  Moduli i Web Service-ve. [PHP, JSON data format] Libraria me web service konsumon dhe prodhon output në formatin JSON. Aplikacionet që do të përdorin këtë librari kanë mundësi që të kryejnë serializimin e outputit në klasa OO dhe më pas t'i përdorin për qëllimet e tyre.

  •  Migrimi i të dhënave [Python] Kalimi i të dhënave nga sistemi aktual në regjistrin qendror është automatizuar dhe migrimi kalon nga klienti i FRED për të siguruar korrektësinë e hedhjes së të dhënave.

  •  Gjenerimi i çertifikatave të komunikimit, menaxhimi i zonefile. [Shell Script Programming]. Për motive sigurie gjenerimi i çertifikatave të sigurisë dhe i skedarit zonefile kryhen në nivelin fizik FredSrv dhe më pas atashohen në nivelet e tjerë përkatës.



Arkitektura fizike e sistemit

Nivelet e dublikuar të arkitekturës fizike të treguar si në figure janë:

  •  Postgresql Srv (1 & 2) ku është instaluar baza e të dhënave në cluster
  •  Fred Srv (1 & 2) ku janë instaluar komponentet e nevojshme të   

  •  Fred Server si edhe skriptet për menaxhimin e çertifikatave dhe skedarit zonefile. Vetëm ky nivel fizik ka komunikim të drejtpërdrejtë me Root DNS server.

Web Srv (1 & 2) ku janë instaluar klienti Fred për komunikimin me nivelin Fred Srv, gjithë modulet e ndërfaqes grafike dhe libraritë përkatëse të web service-eve.

Free Quote