Sistemi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore per Departamentin e Administrates Publike

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • Sistemi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore per Departamentin e Administrates Publike

Project Image

Qëllimi

Sistemi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore HRMS është një projekt që i mundëson Administratës Publike Shqiptare te menaxhoje institucionet shtetërore, strukturat e brendshme si dhe punonjësit e saj. Ky sistem sjell shume funksione për menaxhimin e burimeve njerëzore siç janë: aftësia për të menaxhuar dosjet e punonjësve, procedurat e marrjes në punë e punonjësve të ri, promovuar punonjësit ekzistues, llogaritjen e rrogave dhe gjenerim raportesh mbi parametra të rëndësishëm. Sistemi është integruar me disa institucione si Regjistri i Gjendjes Civile, Instituti i Sigurime Shoqërore dhe Thesari. Ky sistem përbehet nga 3 komponentë:


BNJ (Burimet Njerëzore)

Kryen menaxhimin e të gjitha proceseve dhe të dhënave që lidhen me burimet njerëzore, institucionet, strukturat organizative, vendet e punës, të dhënat personale, skedarin e punonjësit (arsimimi, kualifikimet, gjuhët e huaja, etj.).

Paga

Skema e pagës dhe kategoria, elementet e pagës dhe llogaritja e pagës për secilin punonjës.

 

Ndërfaqja e thesarit

Komunikimi periodik dhe shkëmbimi i të dhënave të pagave me sistemin e Thesarit në kuadër të Ministrisë së Financave. Regjistri i Gjendjes Civile ruan dhe përditëson të dhënat e personelit.

 

Periudha

Përmirësim dhe shtim funksionalitetesh:Gusht 2014 – Gusht 2015
Kontratë mirëmbajtje deri në vitin 2018

 

Përfituesi

Departamenti i Administrates Publike

 

Financuesi

Banka Boterore

 Teknologjia

ASP.NET 4.5, Microsoft SQL Server 2008 R2, XML – JavaScript SQL Server Reporting Services, Government Gateway

Free Quote