Sistemi i Menaxhimit dhe Ruajtjes së Dokumentave

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • Sistemi i Menaxhimit dhe Ruajtjes së Dokumentave

Project Image

Qëllimi

Nëpërmjet Enterprise Document and Record Management System (EDRMS), ofrohet një zgjidhje për arkivim elektronik në përputhje me rregullat e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës (AP) për arkivat, e cila mundëson menaxhim më të mirë te dokumenteve, kritere të shumta kërkimi në një ambient elektronik dhe mundësinë për gjenerimin e raporteve statistikore në mënyrë të shpejtë. Si rezultat, një kohë dhe buxhet më i vogël nevojitet për të kryer të njëjtën ose më shumë pune krahasuar me situatën e mëparshme.

 

Qëllimi i EDRMS është përmirësimi i procesit të lëvizjes së dokumenteve nëpërmjet dixhitalizimit të zyrës së protokollit dhe implementimi i një sistemi funksional për menaxhimin e dokumenteve në Asamblenë Parlamentare – duke përfshirë opinionet e komisioneve dhe proceseve legjislative mundësohet një punë me efeciente dhe fleksibël në një ambient elektronik për gjithë punonjësit e AP.

 

Sistemi EDRMS është i integruar me sistemet ekzistuese në PA dhe është implementuar sipas standardeve të industrisë për nivele të larta aksesibiliteti, kapaciteti dhe mbrojtje, të cilat janë të nevojshme për operimin e një institucioni shtetëror. Për më tepër sistemi është ndërtuar në një mënyrë fleksibël me disa procese xhenerike të menaxhimit të dokumenteve përveç proceseve specifike të punës në PA. Disa nga opsionet kryesore të EDRMS përfshijnë:

 

• Mbledhja, kategorizimi, regjistrimi i dokumenteve hyrës dhe daljes (pavarësisht nga formati në të cilin ato janë marrë, elektronik ose letër)
• Gjenerimi, regjistrimi dhe skanimi i dokumenteve Shpërndarja e dokumenteve dhe monitorimi nëpërmjet mekanizmave të njoftimeve.
• Mundësi të shumta kërkimi
• Modul i veçantë për administrimin e sistemit dhe përdoruesve
• Raporte të ndryshëm statistikor
• Analizë automatike të riskut që një tatimpagues ekzistues të mos sillet dhe veprojë në përputhje me detyrimet ligjore.
• Arkivimi i dokumenteve
• Firma dixhitale e dokumenteve
•Më shumë se 25 procese pune të implementuara

 

Periudha

Mars 2013 – Mars 2016

 

Përfituesi

Asambleja Parlamentare e Bosnjës dhe Hercegovinës

 

Financuesi

Bashkimi Evropian i përfaqësuar nga Komisioni Europian për shtetin përfitues

 

 

Teknologjia

 

Sharepoint 2010, Asp.Net, jQuery, C#, SQL Server 2008, WCF, Sharepoint Workflows

Free Quote