Sistemi elektronik i Prokurimit (e-Procurement)

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • Sistemi elektronik i Prokurimit (e-Procurement)

Project Image

 

Qellimi

 Sistemi i Prokurimit Elektronik eshte nje sistem i automatizuar per manaxhimin e procedurave te prokurimeve publike.   Qellimi i pergjithshem i Ri-inxhinierimit te Sistemit te vjeter te Prokurimit Elektronik eshte dhenia e nje perceptimi te ri per Sistemin e Prokurimit Elektronik duke permiresuar ndjeshem performancen, duke ofruar sherbime te reja nepermjet portalit e-Albania dhe platformave mobile si edhe duke ngritur ne nje shkalle me te larte monitorimin dhe sigurine e tij.  Kjo eshte realizuar duke perdorur teknologji te reja dhe infrastukture te re. Sistemi i ridizenjuar ofron te njejtat funksionalitete te sistemit te vjeter dhe ne disa raste disa funksionalitete jane permiresuar si dhe jane shtuar funksionaliete te reja.  

 Komponentet baze te sistemit te ri jane:

  • Sistemi i Prokurimit Elektronik (Sistem i automatizuar i menaxhimit te proceseve te biznesit) dhe
  • Portali public
  • Aplikacioni APP mobile

 Sistemi i Prokurimit Elektronik perfshin module funksionale si me poshte:

  • Sistemi i Prokurimit Elektronik
  • Sistemi i menaxhimit te te dhenave
  • Sistemi i menaxhimit te dokumenteve
  • Sistemi i raportimit
  • Sistemi i integruar i mesazheve
  • Sistemi i raportimit te incidenteve dhe
  • Sistemi i gjurmimit (auditimit)

 Portali publik i APP eshte nje website interaktiv, posacerisht per perdoruesit e jashtem, si vizitoret anonime ashtu edhe ata te regjistruar. Modulet e tij funksionale perfshijne:

  • Mjetet e administrimit te website (site explorer)
  • Sistem te menaxhimit te permbajtjes
  • Mjetet e krijimit te permbajtjes (HTML Editor)
  • Mjetete lajmeve RSS
  • Mjetet per menaxhimin e njoftimeve
  • Kerkim bazuar ne fjalet kyç
  • Kerkimi ne SQL

 Aplikacioni APP mobile eshte nje aplikacion per smartphone, posacerisht per perdoruesit e jashtem, si vizitoret anonime ashtu edhe ata te regjistruar. Funksionalitet e tij kryesore jane:

  • Shfletim i procedurave te ndryshme
  • Ofertimi nga operatoret ekonomike te regjistruar, per procedurat e tipit “Blerje me vlere te vogel”

 Te trija komponentet e sistemi ofrojne siguri bazuar ne rolin e perdoruesve dhe menaxhim te ketyre te fundit qe lejon krijimin e kategorive te ndryshme te perdoruesve dhe nivele te ndryshme te aksesit te te dhenave, bazuar ne grupet dhe te drejtat e percaktuara nga administratoret e SPE.

 Objektivat kryesore te Ri-inxhinierimit te Sistemit te Prokurimit Elektronik jane: 

  • Ri-inxhinierim te struktures se te dhenave ne ate menyre qe dokumentat e atashuara ne tender te mos ndikojne performancen e bazes se te dhenave.
  • Ri-inxhinierim te struktures se te dhenave ne ate menyre qe procedurat per blerje me vlere te vogel te mos ndikojne performancen e sistemit per procedurat e tjera.
  • Permiresim i disa prej nderfaqeve ekzistuese te sistemit.
  • Vendosja ne sistemin e prokurimit elektronik te “CPV codes” (Common Procurement Vocabulary)
  • Shtimi ne e-Albania i sherbimit te abonimit per t’u njoftuar nga sistemi i prokurimit elektronik ne rast te publikimit te nje tenderi per te cilin perdoruesi ka interes sipas kodeve CPV.
  • Ofertimi, njoftimi nepermjet smartphones per procedurat me blerje te vogel
  • Automatizimi i Regjistrave te parashikimeve dhe realizimeve
  • Funksionimi i sistemit operacional (Production) ne infrastrukturen e re tek AKSHI
  • Funksionimi i sistemit te testimit ne infrastrukturen ekzistuese
  • Ngritja e “Business Continuity” per Sistemin e Prokurimit Elektronik duke perdorur infrastrukturen ekzistuese si edhe shoqerimi i saj me te gjithe dokumentacionin qe rrjedh nga Vendimi Nr. 710, datë 21.8.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”.
  • Funksionimi i sistemit te arkives me nderfaqet perkatese.
  • Funksionimi i sistemit BI

 

Periudha

Faza e pare e zhvillimit: 2007-2009

faza e dyte e zhvillimit:  Korrik 2016 – Prill 2017

Mirembajtja: Prill 2017 –  e ne vazhdim

 

Përfituesi

Agjencia e Prokurimit Publik

Faza e dyte e zhvillimit dhe mirembajtja jane sponsorizuar nga APP

Financuesi

Faza e pare: USAID 

Teknologjia

WebAssembler .NET, Microsoft Windows 2012 Servers, Microsoft SQL Server 2008 R2 Enterprise Edition database

 

Free Quote