Sistemi Elektronik i Menaxhimit dhe Ruajtjes së Dokumentave

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • Sistemi Elektronik i Menaxhimit dhe Ruajtjes së Dokumentave

Project Image

Qëllimi

Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumentave, rekordeve dhe protokollit ka për qëllim të ofrojë një platformë të unifikuar për menaxhimin dhe organizimin e arkivës, punës dhe materialeve që shkëmbehen dhe kontrollohen gjatë aktivitetit të përditshëm të punës. Sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë i përshtatshëm me një gamë sa më të gjerë procesesh pune, te cilat mund të ndërtohen sipas nevojave specifike. Sistemi përfshin funksionalitete të shumta, ndër të cilat:

• Protokollimi i dokumenteve në letër
• Protokollimi i dokumenteve elektronike
•Menaxhimi i rekordeve dhe arkivës dixhitale
• Menaxhimi i arkivës fizike
• Menaxhimi i regjistrit të protokollit
• Menaxhimi i proceseve të punës.
• Menaxhimi i dokumenteve elektronike
• Transformimi i dokumenteve në rekorde
• Menaxhimi i institucioneve dhe zyrave
• Auditim i veprimeve
• Kontroll i aksesit dhe te drejtave
• Raporte,etj…

 

EDRMS shërben njëkohësisht edhe si një arkivë qendrore, ku të gjitha informacionet do të jenë të protokolluara dhe të organizuara, sipas nevojave dhe të drejtave te aksesit, në mënyrë që të thjeshtohet dhe qartësohet aksesi ne këto të dhëna si edhe të behet e mundur gjetja dhe përdorimi i informacionit në çdo moment.

EDRMS është gjithashtu një platformë mbi të cilën mund të zhvillohen funksionalitete të reja për t’u përshtatur me të gjitha nevojat dhe proceset e punës.

EDRMS është një sistem shumë i përshtatshëm për dixhitalizimin e dokumentacionit dhe automatizimin e proceseve, duke u lidhur thjeshtë me skanerët dhe duke ofruar një sistem të avancuar të proceseve te punës.

 

Përfituesi

Institucionet dhe bizneset që kanë procese të lidhura me dokumentet, regjistrimin, protokollimin apo ruajtjen, arkivimin dhe kontrollin e tyre. Institucione dhe biznese që duan të dixhitalizojnë dhe të automatizojnë proceset e punës dhe dokumentacionet.

 

Financuesi

ikubINFO sh.p.k.

 

 

Teknologjia

 

Nuxeo, Java, jsf, oracleDB

Free Quote