Platforma Qeveritare e Ndërveprimit


Project Image

Qëllimi

Platforma qeveritare e ndërveprimit është një platformë kyçe e realizimit të ndërveprimit të sistemeve të institucioneve të Administratës Publike. Ajo është në zhvillim të vazhdueshëm, meqenëse edhe kërkesat për ndërveprim mes sistemeve rriten gjithmonë e më shumë. Për më tepër, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ofron shumë shërbime për qytetarët dhe bizneset përmes portalit e-Albania, i cili punon mbi këtë platformë. Në këto kushte, platforma qeveritare e ndërveprimit duhet të zgjerohet për realizimin e më shumë ndërveprimeve mes më shumë sistemeve. Edhe shërbimet që duhet të ofrohen tek portali e-Albaniai duhet të pasurohen. Për më tepër, ajo duhet që të jetë gjithmonë në dispozicion të shtetasve të cilëve u ofron shërbime, sipas kërkesave të kohës. Sa më lart ndikojnë ndjeshëm edhe në riinxhinierimin dhe modernizimin e proceseve të punës së institucioneve publike të integruara tek platforma qeveritare e ndërveprimit dhe të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Periudha

25 Shtator 2015 – 25 Shtator 2017

Përfituesi

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionity

Financuesi

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Teknologjia

Windows 2012 R2, Hyper-V, BizTalk Server 2013 R2, SQL Server 2012, SCOM, TMG, .NET Framework 4.0/ 4.5 (ASP.NET, WCF), Microsoft Patterns & Practices, Windows Identity Foundation.

Free Quote