Ndërtimi i sistemeve të aplikimeve online për Qëndren Kombëtare të Regjistrimit

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • Ndërtimi i sistemeve të aplikimeve online për Qëndren Kombëtare të Regjistrimit

Project Image

Qellimi

Qellimi kryesor i ketij projekti ka qene përmirësimi i klimës së biznesit në drejtim të lehtësimit të mëtejshëm të procedurave për rregjistrim. Synimet konkrete ishin:

• Subjektet mund të aplikonin per regjistrim nepermjet internetit pa qënë nevoja të paraqiteshin në sportelet e QKR-së.

• Mundësimi i tërheqjes on-line të ekstrakteve (te thjeshte dhe historik) 

• Shkurtimi i kohës së regjistrimit nga 1 ditë në 8 orë pune 

• Ulja e vizitave të bizneseve në QKR.

Me realizimin e ketij projekti QKR tashme ofron sherbime onlineper qytetaret në portalin qeveritar e-Albania. Subjekti (individi) nuk paraqitet fizikisht në nje sportel te QKR për kryerjen e aplikimit, por mund ta realizojë ate nëpërmjet infrastrukturës së tij/internetit. Qytetari i loguar si individ ose si biznes (në varesi te aplikimit qe do të përdor) në e-Albania zgjedh nga lista e sherbimeve elektronike qe ofron QKR aplikimin online qe deshiron te perdore. Ploteson formularin perkates, e firmos elektronikisht dhe e dergon ate në back end-in e QKR per procesim te metejshem. Aplikimet online zevendesojne procesin nga casti kur një aplikant ulet fizikisht tek një sportel shërbimi në QKR deri në castin kur largohet prej andej me “Vërtetimin e Kryerjes së Aplikimit”. Dergimi i formularit te nenshkruar elektronikisht se bashku me gjithe dokumentacionin qe aplikanti upload-on në formen e aplikimit, dergohen në sistemin e brendshem te QKR nepermjet platformes qeveritare ESB.  

Nepermjet portalit qeveritar, QKR tashme ofron: 

1. Regjistrim Fillestar

2. Regjistrime te tjera te detyrueshme 

3. Shkarkimi i ekstraktit historik dhe i atij te thjeshte

4. Shkarkimi i certifikates se regjistrimit (NIPT 

5. Shkarkimi i vertetimit te regjistrimit 

Gjithashtu, komunikimet te dyanshme te QKR me sistemet e tjera si DPGJC, DPT, QKL dhe DPSHTRR te cilat kane operuar si komunikime te drejteperdrejta ndermjet dy institucioneve kalojne tashme nepermjet platformes nderlidhese qeveritare ESB (Enterprise Service Bus). 

 

Periudha

Qershor 2014 – Mars 2015

Përfituesi

Qëndra Kombëtare e Regjistrimit

Financuesi

Qëndra Kombëtare e Regjistrimit

 Teknologjia

 Web Assembler – InfoPath Forms - SharePoint 2010 - Asp.Net – SQL Server 2008 - WCF

Free Quote