QKR Paperless

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • Krijimi i funksionaliteteve të reja në sistemin e QKR-së për përthithjen automatike të situatës aktuale tatimore (DPT, NJQV) dhe miratimin e ushtrimit nga AKU

Project Image

Qellimi

Krijimi i funksionaliteteve të reja në sistemin e QKR-së për përthithjen automatike të situatës aktuale tatimore (DPT, NJQV) dhe miratimin e ushtrimit nga AKU ka si qëllim shndërrimin e komunikimit shkresor mes institucioneve që punojnë me subjektet e Republikës së Shqipërisë në komunikim elektronik, me qëllim rrijten e cilësisë së shërbimeve të ofruara, uljen e kostos, garantimin e transparencës së administrates shtetërore dhe ndërveprimin midis bazave të të dhënave shtetërore.

Rezultati i pritshëm i projektit është krijimi i një procesi të automatizuar në sistemin e QKR, i cili do të shfrytëzojë zgjidhjet bashkëkohore që ofron teknologjia e informacionit për:

  1. Dërgimin/marrjen e të dhënave me DPT/ Drejtoritë Rajonale Tatimore;
  2. Dërgimin/marrjen e të dhënave me Njësitë e qeverisjes vendore/ bashkitë qe jane pjese e projektit te PLGP dhe ato qe do shtohen ne te ardhmen;
  3. Marrjen e të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU).

 

Periudha

Ne zhvillim: Korrik 2016 – Dhjetor 2016

Ne mirembajtje: Janar 2017- Dhejtor 2020

Perfituesi

Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Njësitë e Qeverisjes Vendore, subjektet që veprojnë në Republikën e Shqipërisë.

Financuesi

Qendra Kombëtare e Biznesit

 

Teknologjia   

Asp.Net, C#

WebAssembler

jQuery

SQL Server

WCF

Webservices

BizTalk

Free Quote