InterOperabiliteti për Qeverinë e Shqipërisë

  • Kreu
  • /
  • Projekte
  • /
  • InterOperabiliteti për Qeverinë e Shqipërisë

Project Image

Qëllimi

Projekti i Interoperabilitetit krijoi një arkitekturë në mënyrë që të bëjë të mundur për të gjithë sistemet qeveritare IT të shkëmbejnë informacione ndërmjet tyre. Kjo arkitekturë është e bazuar në mekanizmin e dërgimit të mesazheve që mund të integrojë sistemet të cilat bëjnë të mundur ekspozimin e shërbimeve te qytetarët dhe bizneset nëpërmjet portalit e-Abania.

 Zemra e kësaj arkitekture quhet Government Gateway, e cila koordinon, ruan dhe monitoron statusin e të gjitha mesazheve elektronike që shkëmbehen ndërmjet sistemeve IT, dhe ndërmjet portalit kryesor dhe këtyre sistemeve.

 e-Albania.al, portali qeveritar, është pika e vetme e aksesit për të gjithë informacionin e shërbimeve për qytetarët, bizneset dhe punonjësit e qeverisë. CMS e përdorur është një zgjidhje moderne për menaxhimin e informacionit me një mekanizëm check in/ check out gjatë punës me dokumentacionet. Gjithashtu përmban funksionalitete të detajuara për audit logging, kapacitete kërkimi etj. Me përdorimin e kësaj CMS-je, ekipi editues i portalit menaxhon përmbajtjen e plotë në portal duke përfshirë edhe krijimin e përmbajtjes, krijim/modifikim i layout, akses të përmbajtjes sipas roleve të kontrollit, versionin e dokumenteve, etj.p>

 

Periudha

Shkurt 2012 – Gusht 2013

 Përfituesi

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

 Financuesi

Bashkimi Evropian

 Teknologjia

BizTalk Server 2010, ESB Toolkit 2.1, SharePoint Server 2010 Windows Server 2008, MS SQL Server 2008, Visual Studio 2010, SOAP v1.2WCF

Free Quote