GjeoPortali Kombëtar i ASIG


Project Image

Qëllimi

Platforma e implementuar e gjeoportalit ofron për çdo përdorues mundësinë e konsultimit dhe përdorimit të të dhënave hapësinorë, të cilat publikohen nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor (ASIG) në dy mënyra:

 1. Duke përdorur Aplikacionin WebGIS, i cili është pjesë e platformës. Ky aplikacion ofron:

• Mjetet e lundrimit në hartë (Zmadhim/zvogëlim, Zhvendosje,etj.)
• Mjete për matjen e koordinatave, distancave dhe sipërfaqeve;
• Mundësi për të marrë informacion në lidhje me objektet hapësinore në hartë;
• Mundësi për printimin e hartës në shkallën dhe formatin (A4, A3) e dëshiruar;
• Mundësi për të gjetur të dhënat e kërkuara hapësinore dhe tabelare nëpërmjet kërkimit të thjeshtë dhe/ose të avancuar, bazuar në atributet ose/dhe pozicionin hapësinor;
• Mundësi për te shtuar në hartë shtresa të tjera informacioni hapësinor duke zgjedhur nga një liste e paracaktuar dhe/ose nga një shërbim tjetër i përcaktuar nga përdoruesi.
• Mundësi për të konsultuar përshkrimin e shtresave gjeografike te ngarkuara në UebGIS (metadata);
• Mundësi për të ndryshuar paraqitjen e objekteve të shtresave si "Transparenca" dhe "Radha e paraqitjes së shtresave” në hartë;

 2. Duke përdorur Shërbimet Ueb te GIS, të tilla si WMS (Web Map Service) dhe WMTS (Web Map Tile Service). Platforma bën të mundur shfrytëzimin e këtyre shërbimeve. Për këto shërbime platforma ofron mundësinë e përdorimit të tyre nëpërmjet aplikacioneve të tjera GIS:

• Nëpërmjet përdorimit të aplikimeve GIS Desktop si QGIS (Quantum GIS) dhe ArcGIS
• Nëpërmjet integrimit të shërbimeve në aplikime të tjera WebGIS që përdorin Shërbimet ASIG.

 

Periudha

Pergjate vitit 2014

Mirembajtje ne proces

 Përfituesi

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor (ASIG)

Financuesi

Qeveria Norvegjeze, nëpërmjet Autoritetit Hartografik te Norvegjise (Statens kartverk)

Teknologjia

PostgreSQL, PostGIS RDBMS, Apache Geoserver, Tile Server php, ASP.NET, C#, Openlayers 2.13, GeoExt 2, Extjs 4.2

Free Quote