Fix My City (Rregulloj Qytetin Tim)


Project Image

Qëllimi

Projekti është implementuar për Bashkinë e Tiranës. Projekti u mundëson qytetarëve të raportojnë problemet që ata ndeshin në jetën e përditshme nëpërmjet një aplikimi bazuar ueb. Qytetarët mund të gjejnë dhe të vendosin në hartë një problem të identifikuar prej tyre, të përcaktojnë kategorinë e problemeve dhe disa të dhëna për të. Ky informacion dërgohet automatikisht në Departamentin përkatës në Bashkinë e Tiranës dhe ata mund të informohen në mënyre të shpejtë dhe të marrin një vendim për procedurat e zgjidhjes së tij.

 Aplikimi përmban komponentët e mëposhtëm:

 Faqja web për publikun "rregullojqytetintim.tirana.gov.al".

Këtu mund të hidhen raportet e qytetarëve. Përcaktimi gjeografik i vendodhjes së problemit është një pjesë e rëndësishme, për arsye se problemi mund të identifikohet lehtësisht nga specialistët e bashkisë. Aplikimi mundëson konsultimin e një liste me problemet e raportuara dhe ato të zgjidhura.

 Moduli i administrimit

Moduli i Administratorit mundëson administratorin të konfigurojë kategoritë e problemeve, menaxhojë inspektorët, etj. Në momentin që është raportuar një problem, inspektorit përkatës i dërgohet në mënyrë automatike një mesazh e-mail Inspektori mund të hyjë në ambientin e tij të administrimit për të kontrolluar raportimin dhe për të vendosur hapat e mëtejshëm të zgjidhjes së tij. Në momentin që problemi i raportuar është zgjidhur, sistemi dërgon automatikisht një e-mail informimi për qytetarin që ka raportuar problemin.

 

Periudha

Dhjetor 2011 – Mars 2012

 Përfituesi

Bashkia e Tiranës

 Financuesi

Microsoft Albania

  Teknologjia

 SQL Server RDBMS, ASP.NET, C#, Google Maps, JavaScript Google Maps API

Free Quote