e-Tracking


Project Image

Qëllimi

Sistemi e-Tracking ka ndihmuar shumë institucione qeveritare për automatizimin e veprimeve manuale, si dhe gjithashtu u ka ardhur në ndihmë qytetareve, bizneseve për tu informuar online, rreth çështjeve të hapura në institucione të ndryshme, pa qenë e nevojshme të paraqiten në zyrat përkatëse. Institucionet në Shqipëri mund të klasifikohen në 3 grupe kryesore:

• Institucione që kanë sisteme back-end plotësisht operacionale si: Zyra e Tatimeve dhe Zyra e Prokurimit

• Institucione që kanë të paktën disa sisteme në vend për procesimin e çështjeve.

• Institucione që nuk kanë asnjë sistem elektronik dhe që procedojnë me çështjet duke përdorur formën tradicionale të shkresave.

Sistemi e-Tracking online përmbush objektivat e mëposhtëm:

• Redukton kohën e nevojshme që bizneset të marrin informacionin e kërkuar që u jep atyre një mundësi më të mirë për të planifikuar aktivitetet dhe investimet e tyre.

• Institucionet që me pare procedonin me shërbimet manuale tashme kane një sistem elektronik që i ndihmon ata që t'ju përgjigjen me mirë shërbimeve të kërkuara nga bizneset.

• Nëpërmjet mjeteve të raportimit të sistemit e-tracking, Qeveria ka akses te të dhënat në lidhje me efikasitetin e zgjidhjes së çështjeve të hapura nga bizneset.

Periudha

Gusht 2012 – Korrik 2013

 

Përfituesi

Institucionet në Shqipëri, Qytetaret, Bizneset

 

Financuesi

Microsoft

 

 

Teknologjia

 

BizTalk Server 2010, ESB Toolkit 2.1, SharePoint Server 2010, Infopath Forms, Windows Server 2008, MS SQL Server 2008, Visual Studio 2010,SOAP v1.2 WCF

Free Quote