e-Taxation për DPT


Project Image

Qëllimi

e-Taxation është një projekt madhor i ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe i mbështetur nga organizma ndërkombëtare financiare, për të modernizuar të tërë infrastrukturën softuerike të Administratës Qendrore Tatimore në Shqipëri. Objektivi i projektit e-Taxation është implementimi i suksesshëm i sistemit qendror operacional të Administratës Tatimore, që mbështet të gjitha proceset e punës së përditshme në të gjithë departamentet e Administratës, duke qenë në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet ligjore aktuale. Projekti përfshin edhe ndërtimin e sistemit që shërben si ndërfaqja e Administratës Tatimore me tatimpaguesin duke i ofruar tatimpaguesit një gamë të gjerë shërbimesh fiskale, thjesht dhe shpejt. Të dy sistemet e integruara mundësojnë:

• Administrimin e tatimpagueseve të Shqipërisë.
• Deklarimin online të detyrimeve tatimore të tatimpagueseve të regjistruar, për 12 lloje taksash e tatimesh.
• Përpunimin automatik të deklaratave dhe detyrimeve të tatimpaguesit apo Administratës Tatimore.
• Përpunimin automatik të pagesave të detyrimeve,duke komunikuar me sistemin e Thesarit. • Kontabilitetin e të gjithë veprimeve që lidhen me tatimpaguesit.
• Analizë automatike të riskut që një tatimpagues ekzistues të mos sillet dhe veprojë në përputhje me detyrimet ligjore.
• Ndjekjen e të gjitha rasteve të kontrolleve, të mbledhjes me forcë të detyrimeve, të shërbimeve të ndryshme ndaj tatimpaguesit dhe përpunimin e vendimeve përkatëse.
• Bazë të gjerë raportuese për qëllime operacionale dhe marrje vendimesh.
• Menaxhimin e dokumentacionit elektronik të tatimpaguesve.

 

Periudha

Maj 2013 – Dhjetor 2014

Mirembajtje ne  vazhdim

Përfituesi

Drejtoria Përgjithshme Tatimeve

ikubINFO eshte nenkontraktuar nga kompania wedoIT-solutions GmbH

Financuesi

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Qeverinë Austriake

Teknologjia 

Microsoft .Net 4.5, (Asp.Net, C#), Sql Server 2012, Sharepoint 2013, Infinica, Windows Server 2012

Free Quote