Deklarimi elektronik i taksave


Project Image

Qellimi

Projekti i Deklarimit Elektronik të Taksave (e-Filling) mundëson që të gjitha deklarimet dhe pagesat e taksave të bëhen elektronikisht dhe në mënyrë të detyrueshme nëpërmjet portalit. Sistemet e këtij projekti të madh renditen si më poshtë:

e-Payment (Pagesa Elektronike) - Është nënsistemi që mundëson pagesën elektronike të të gjithë deklaratave tatimore.

Deklarimi elektronik (e-Filing) - Është portali ku secili tatimpagues hyn në sistem me kredencialet e tij dhe nga ku mund të marrë informacion, mund të deklarojë dhe të konsultojë deklaratat si më poshtë: i) Librat; ii) TVSH; iii) Tatim Fitim; iv) Listepagesa; v)Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe Tatimi për sigurimet.

Libri elektronik i llogarive (e-Ledger) - Tregon aktualisht të gjitha transaksionet që një tatimpagues ka realizuar gjatë një periudhe kohore

mTax - Është versioni Mobile i my_taxes

CRM - Tax-CRM është një sistem elektronik që përdoret nga punonjësit për të kontrolluar veprimet e kryera nga tatimpaguesit nëpërmjet portalit e-Filing

Deklarimi Personal - Sistem në të cilin secili tatimpagues plotëson formularin mbi të ardhurat e tij personale

Sistemi DePa (Detyrimet e Papaguara dhe Deklaratat e Pa-dorëzuara ) - I vjen në ndihmë sektorit të inventarizimit

Periudha

2007-2012

Përfituesi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Drejtoritë Rajonale të Taksave

Teknologjia

Oracle Forms 6.0, Oracle DB 10g, Biztalk Server SOAP

 

Free Quote