Mirë se vini në akademinë ikubINFO

  • Kreu
  • /
  • Akademia ikubINFO

Mirë se vini në akademinë ikubINFO

Akademia ikubINFO është një program mentorimi dhe përgatitje profesionale për të gjithë pjesëmarrësit që kualifikohen. Programi zgjat nga 3 deri 5 muaj, dhe ju lejon të fitoni njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të funksionuar si një profesionist në tregun lokal dhe ndërkombëtar të zhvillimit softuerik.

Akademia ikubINFO ju shërben si një platformë për të nisur karrierën dhe jetën tuaj si zhvillues me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme profesionale. Çdo kandidat vendoset nën mbikëqyrjen e një mentori, i cili ju drejton dhe ndihmon në procesin përgatitor.

Akademia IkubINFO është e akredituar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ju ndihmon të fitoni njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të funksionuar si një zhvillues i mirëfilltë.

 

Nëse jeni student në universitet dhe dëshironi të përgatiteni për tregun ose jeni një profesionist që dëshironi të thelloni njohuritë tuaja dhe të përvetësoni trendet  e reja të teknologjisë, akademia ikubINFO është zgjedhja e duhur. Ajo që ne ofrojmë dhe na bën të veçantë nga të tjerët është:

  • Pamje e plotë 360 gradë e zhvillimit software
  • Skenarë nga jeta reale
  • Lektorë me eksperiencë
  • Mënyra dhe teknika për programim të orientuar nga objektet
  • Teknologji për përpunimin e te dhënave
  • Trendet e teknologjisë

Filloni karrierën tuaj profesionale këtu tek Akademia ikubINFO, besoni në përvojën tonë dhe do të jeni gati për tregun e punës shqiptar dhe të huaj.

Thirrja për aplikime do të hapet së shpejti. Për cdo lajmërim, na ndiqni në rrjetet sociale.

 

Facebook: https://www.facebook.com/ikubinfo1/

LinkedIn : https://www.linkedin.com/in/ikubinfo-ltd-8b9187113/

 



Free Quote