Rreth nesh

  • 2007

    Themelimi

    Themeluesit e kompanisë ikubINFO kanë përvojë 20+ vjecare në administrimin e biznesit të zhvillimit të software, duke ofruar sot shërbime të kualifikuara në teknologjitë më bashkëkohore të kohës. Kompania operon duke ofruar shërbimet e saj kryesisht në sektorin publik, por edhe bankar, financiar, dhe telekomunikacionit. Prej disa vitesh, ikubINFO po punon me sukses edhe për projekte në tregun ndërkombëtar. 

  • Stafi

    Me një staf prej 85+ zhvilluesish të pajisur me njohuri të larta dhe eksperiencë të gjerë në fusha të ndryshme, ikubINFO qëndron si kompania lider në Shqipëri në fushën e zhvillimeve software.

  • Fushat e ekspertizës sonë

    Software Engineering, Zhvillim Aplikimesh për Desktop, Web dhe Mobile, Projekte Nderkombetare, Mirëmbajtje Sistemesh, Aplikacione GIS,Shërbime Integrimi,Sisteme elektronike te menaxhimit të dokumentave, rekordeve dhe protokolli, Portale Web.

  • Celesi i suksesit

    Përmbushja e projekteve sipas afateve të përcaktuara në kontratë, cilësia e lartë në dorëzimin e shërbimeve dhe etika në punën tonë janë celësi i suksesit të kompanisë. Besojmë se duke promovuar këto vlera kemi arritur të jemi të besueshëm përballë klientëve, por edhe duke e berë stafin tonë krenar që janë pjesë e kompanisë ikubINFO.

  • Partneritet

    Kompania jone krenohet me statusin e saj si Gold Partner për Microsoft dhe Oracle.



    Ndjehemi mirë të ndajmë me ju eksperiencën tonë dhe shprehim dëshirën të bashkëpunojmë, për t’ju siguruar me punë vërtetësinë e sloganit tonë:

    …where Yes means Yes!

Free Quote