Përfundon testimi i rreth 200 kandidatët e parë për Akademinë IkubINFO

  • Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Përfundon testimi i rreth 200 kandidatët e parë për Akademinë IkubINFO

Post Format Image - Gallery

Më 10 shkurt, u zhvillua faza e parë e testimit për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj që do pranohen në Akademinë IkubINFO gjatë vitit 2018.

Rreth 200 kandidatët e regjistruar ishin njoftuar paraprakisht me email dhe sms për datën e testimit ku iu kërkohej të paraqiteshin pranë zyrave të IkubINFO.

Për shkak të interesimit shume te larte nga te rinjte, procesi i testimit u organizua i ndare ne dy grupe, në mëngjes dhe në mesditë.

Rezultatet e testimit i lejojnë kandidatët të kualifikohen për të kaluar më pas në fazën e dytë të intervistimit para pranimit përfundimtar në Akademinë IkubINFO.

Akademia është një program mentorimi dhe përgatitje profesionale për të gjithë pjesëmarrësit që kualifikohen. Programi zgjat nga 3 deri në 6 muaj, dhe ju lejon të fitoni njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të funksionuar si një profesionist në tregun lokal dhe ndërkombëtar të zhvillimit softuerik.

Si funksionon testimi për Akademinë

Të gjithë pjesëmarrësit në testim udhëzohen paraprakisht mbi rregullat e funksionimit të testimit dhe mënyrën e vlerësimit.

Pyetjet e testimit vlerësojnë njohuritë tuaja mbi këto tema:

  • Algoritmike,
  • Object Oriented dhe
  • Bazat e SQL-së

Të gjithë kandidatët që kualifikohen sipas pikëve të marra njoftohen (zakonisht brenda një jave) se do kalojnë më pas në fazën e dytë të intervistimit që është edhe faza e fundit para pranimit në Akademi.

Çfarë ju ofron Akademia IkubINFO

Akademia IkubINFO  ju shërben si një platformë lançimi për karrierën dhe jetën tuaj si zhvillues me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme profesionale.

Programi i Akademisë zgjat nga 3-6 muaj maksimumi që t’ju lejojë të  rriteni profesionalisht.

Çdo kandidat vendoset nën mbikëqyrjen e një mentori i cili ju drejton dhe ndihmon në proçesin përgatitor.

Gjithashtu si kandidat ju mund të zgjidhni dhe profilin e teknologjisë në të cilin dëshironi të fokusoheni (.Net ose Java).

Akademia IkubINFO është e akredituar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ju ndihmon të fitoni njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të funksionuar si një zhvillues i mirëfilltë.


Free Quote