Akademia

msorcl

 

Shoqëria ikubINFO ne menyre periodike zhvillon programin “Akademia ikubINFO”, një program formimi 3-6 mujor për studentët e vitit të tretë të studimeve të ciklit bachelor dhe vitit të parë dhe dytë të ciklit master, në degët Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike, apo degë të ngjashme. Përmes këtij programi, kompania synon zhvillimin e aftësive programuese të kandidatëve në metodologjitë dhe teknologjitë që përbëjnë state-of-the-art të industrisë botërore të zhvillimit të software, me qëllim të mëtejshëm punësimin e tyre pranë IkubINFO.

 

Studentët e përzgjedhur kanë mundësi që të trajnohen në një mjedis profesional duke përfituar nga ekspertiza e specialistëve më të mirë të shoqërisë ikubINFO, të cilët do të udhëheqin procesin e përgatitjes. Studentët kanë mundësi të punojnë në grup për zgjidhjen e detyrave konkrete, zhvillimin e projekteve konkrete dhe çertifikimin në teknologjitë Microsoft dhe JAVA.